Si filloi unifikimi i Shoqatave të Luginës së Preshevës?

Me ardhjen e diplomatit shqiptar me origjinë nga Lugina e Preshevës në Ambasadën e Republikës sëShqipërinë në Bernë, Zvicër, z.Valon Gashi, filloi interesimi për shqiptarët e Luginës në Zvicër. Fillimisht u identifikuan 26 shoqata të Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit në Zvicër dhe pastaj filloi kontaktimi i tyre.

Takimi i parë në Ambasadësn e Republikës së Shqipërisë

Më datë 23 janar 2021, ambientet e Ambasadës së RSH në Bernë, Ambasadori Ilir Gjoni dhe Këshilltari i Ambasades Valon Gashi pritën në një takim disa prej përfaqësueseve të shoqatave të Luginës së Preshevës në Zvicër, zotërinjtë, Fadil Selmani, Ahmet Bektashi, Musa Salihi, Lulëzim Abazi, Adem Osmani dhe Sadri Xheladini.U diskutua për të institucionalizuar bashkëpunimin mes Ambasadës dhe këtyre shoqatave, bashkërenduar veprimtarinë në mbështetje të shqiptarëve të Luginës së Preshevës dhe mundësinë e unifikimit të tyre në gjithë Zvicrën.Në respektim të rregullave në kuadër të pandemisë, takimet me të gjithë përfaqësuesit e shoqatave të Lugines së Preshevës vijaun në ditët në vijim.Pjesëmarrësit në takim i vunë theks të veçantë domosdoshmërisë për të qenë të unifikuar dhe shprehën gatishmërinë për bashkëpunim dhe unifikim.

23.01.2021

Takimi i dytë në Ambasadësn e Republikës së Shqipërisë

Më datë 23 janar 2021, ambientet e Ambasadës së RSH në Bernë, Ambasadori Ilir Gjoni dhe Këshilltari i Ambasades Valon Gashi pritën në një takim disa prej përfaqësueseve të shoqatave të Luginës së Preshevës në Zvicër, zotërinjtë, Fadil Selmani, Ahmet Bektashi, Musa Salihi, Lulëzim Abazi, Adem Osmani dhe Sadri Xheladini.U diskutua për të institucionalizuar bashkëpunimin mes Ambasadës dhe këtyre shoqatave, bashkërenduar veprimtarinë në mbështetje të shqiptarëve të Luginës së Preshevës dhe mundësinë e unifikimit të tyre në gjithë Zvicrën.Në respektim të rregullave në kuadër të pandemisë, takimet me të gjithë përfaqësuesit e shoqatave të Lugines së Preshevës vijaun në ditët në vijim.Pjesëmarrësit në takim i vunë theks të veçantë domosdoshmërisë për të qenë të unifikuar dhe shprehën gatishmërinë për bashkëpunim dhe unifikim.

30.01.2021

Takimi i tretë në Ambasadësn e Republikës së Shqipërisë

Më datë 6 shkurt 2021, u zhvillua takimi i fundit i raundeve të kontakteve me përfaqësuesit e Shoqatave të Luginës së Preshevës në Zvicër. Të pranishëm në Ambasadën e RSH-së në Bernë ishin, zotrinjt, Ahmet Jakupi, Riad Salihu, Kushtrim Veliji, Zijadin Raqipi dhe Kadri Sadiku.Siç ndodhi edhe me herët, me përfaqësuesit e këtyre shoqatave u diskutua mbi një bashkëpunim më të ngushtë me Ambasadën por edhe mes vetë shoqatave, ku formacioni më efikas do ishte veprimtaria në një Union të përbashkët. Gatishmëria e tyre për të vijuar me këtë projekt, u shpreh qartë prej tyre, si edhe është konfirmuar nga takimet pararendëse.Faza vijuese, pas takimeve të mbajtura deri tani, do të jetë konkretizimi i angazhimeve të ndërmarra nga të gjithë aktorët e kësaj iniciative.

06.02.2021

Nënshkrimi i memorandum mirëkuptimi mes shoqatave nga Lugina e Preshevës në Zvicër

Në datë 29 maj 2021, njëzetë shoqata të Luginës së Preshevës me aktivitet në Zvicër, nënshkruan një memorandum mirëkuptimi duke u angazhuar të krijojnë Bashkimin e Shoqatave të Luginës së Preshevës në Zvicër.Duke qënë se Zvicra është vendi me më shumë mërgimtarë nga Lugina e Preshevës, kjo nismë ka si qëllim rritjen e nivelit të bashkëpunimit e bashkërendimit të veprimtarisë së shoqatave të Luginës së Preshevës në Zvicër në mënyrë që të kenë një përfaqësim të njëzëshëm dhe koordinim të punës e përpjekjeve për ruajtjen e gjuhës, kulturës dhe traditës shqiptare.Në këtë takim ishte i pranishëm edhe ambasadori i Republikës së Shqipërisë Ilir Gjoni dhe Këshilltari i Ambasadës Valon Gashi, të cilët vlerësuan dhe përshendetën shpalljen e kësaj nisme si dhe nënvizuan mbështetjen pa rezerva nga ana e Ambasadës së Republikës së Shqipërisë. Të pranishmit i përshëndeti dhe sekretari i tretë i Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bernë, z.Gjenis Haxhimehmeti.

29.05.2021

Grupi Punues i Shoqatavë të Luginë për krijimin e Lidhjes

Pas takimeve të përfaqësuesëve të Shoqatave në Ambasadën e RSH-së dhe firmosjes së Memorandum bashkëpunimit, më datë 26 qershor 2021, në ambientet e Shoqatës Humanitare për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, në Ëetzikon të Kantonit të Zyrihut, u zhvillua takimi i Grupit Punues. Në këtë mbledhje ishin të pranishëm: Andan Imeri, nga Shoqata Humanitare për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, Shengyl Zenun nga Shoqata “Bilaçi”, Jahi Mahmuti nga Shoqata “Zhunica”, Zenulla Namani, Hafiz Zeka dhe Beg Salihu nga Shoqata “Medvegja”, Besnik Avdiji nga Shoqata “LMT” dhe Ilir Ahmeti nga Shoqata “Lerani”. I Pranishëm ishte dhe diplimati i Ambasadës së RSH-së në Bernë Valon Gashi.

Në këtë mbledhje u vendos:
1. Emërtimi i Shoqatës së përbashkët
2. Përpilimi dhe përshtatja e statutit
3. Afatet për rishikimin e këtij nga grupi punues dhe shpërndarja tek shoqatat pjesëmarrëse
4. Propozim për takimin e gjithë shoqatave dhe krijimin e strukturave të kësaj shoqate.
1. Emërtimi i Shoqatës së përbashkët – Grupi punues diskutoi dhe propozoi disa alternative se si do quhet ky unifikim, në propozim i hodhën tre ide si: Unioni i Shoqatave të Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit, Bashkimi i Shoqatave të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës dhe Lidhja e Shoqatave të Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit. Pas një diskutimi të gjatë mbi këtë temë, grupi ra dakord që të hidhet në votim. Me shumicë votash u zgjodh që ky unifikim të quhet Lidhja e Shoqatave të Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit në Zvicër.
2. Përpilimi dhe përshtatja e statutit – Paraprakisht ide të statuteve kishin dërguar, Ilir Ahmeti nga shoqata “Lerani” dhe Fadil Selamani nga Shoqata “Medvegja”, të cilën grupi punues e kishte parë, dhe në mbledhje e diskutuan nen për nen duke e redaktuar dhe shkurtuar për faktin se ishte shumë e gjatë ajo e shoqatës “Medvegja”. Nga 31 nen u redaktua në 18 të tilla.
3. Afatet për rishikimin e këtij nga grupi punues dhe shpërndarja tek shoqatat pjesëmarrëse – Grupi punues vendosi, që brenda 10 ditëve ta rishikoj dhe një herë statutin për të vendosur përfundimisht dhe pastaj për t’ja dërguar të gjitha shoqatave pjesëmarrëse në memorandum mirëkuptimi.
4. Propozim për takimin e gjithë shoqatave dhe krijimin e strukturave të kësaj shoqate – Në këtë mbledhje gjithashtu u diskutua, që kur ti dërgohet të gjitha shoqatave statuti, të propozohet dhe një datë, pas pushimeve, në fund gushti ose fillim shtatori, ku do të mblidhen të gjitha shoqatat për të krijuar strukturat e Lidhjes së Shoqatave të Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit dhe për ta regjistruar tek autoritet zvicerane. Adnan Imeri, njeri nga grupi punues, mori përsipër qe mund te siguroj një salle ne kantonin e Zyrihut.

26.06.2021

Themelimi i LSHPMBZ

Më datë 30 tetor 2021, në qytetin e Zyrihut, u zhvillua takimi mes shoqatave të Luginës së Preshevës në Zvicër, ku u themelua Lidhja e Shoqatave të Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit në Zvicër (LSHPMBZ).Shumica e shoqatave të Luginës së Preshevës që veprojnë në Zvicër u bashkuan në një Lidhje të vetme me qëllim bashkërendimin e veprimtarive të tyre në funksion të forcimit të lidhjeve me vendlindjen, kontributin ndaj origjinës dhe promovimin për ruajtjen e gjuhës, traditave, kulturës e historisë shqiptare në Zvicër. Në kryesinë e kësaj shoqate u zgjodhën nga dy përfaqesues të shoqatave nga secila komunë e Luginës, ndërsa për kryetar në mandatin një vjeçar, (me rotacion), nga kryesia e re u zgjodh, z.Fadil Selmani nga Medvegja.Themelimi i Lidhjes erdhi pas nënshkrimit të Memorandumit te Mirëkuptimit mes shoqatave të Luginës në Zvicër më datë 29 maj 2021, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Bernë.Në themelimin e LSHPMBZ, ishte i pranishëm Ambasadori i Republikës së Shqipërisë z.Ilir Gjoni dhe Këshilltari i Ambasadësz, z.Valon Gashi, të cilët vlerësuan dhe përshendetën shpalljen e kësaj Lidhje, uran zgjedhjen e kryesisë së re si dhe nënvizoi mbështetjen pa rezerva nga ana e Ambasadës së Republikës së Shqipërisë.

30.10.2021

Publikimi i llogarive zyrtare në rrjete sociale dhe regjistrimi pranë autoriteteve zvicerane.

Më datë 21 maj 2022, në Ambasadën e RSH-së në Bernë, Ambasadori Ilir Gjoni dhe Këshilltari Valon Gashi pritën në takim përfaqësuesit e kryesisë së Lidhjes së Shoqatave të Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit në Zvicër (LSHPMBZ).Ata vlerësuan lart dhe përgëzuan Kryesinë e LSHPMBZ për punën e bërë gjatë periudhës një vjeçare që nga krijimi i saj dhe rikonfirmuan angazhimin e Ambasadës së RSH-së për ti mbështetur pa rezerva në veprimtarinë e tyre. Ambasadori Gjoni vlerësoi veçanërisht thirrjen që LSHPMBZ u ka bërë prindërve dhe fëmijëve të Luginës për t’ju bashkuar Shkollës Shqipe masivisht.LSHPMBZ, po atë datë bëri edhe prezantimin publik të llogarive zyrtare në rrjetet sociale, si dhe informoi mbi regjistrimin si OJQ pranë autoriteteve zvicerane.

21.05.2022

Vazhdimi i bashkëpunimit mes LSHPMBZ-së më mbështetje të Ambasadës së RSH-së

Më datë 11.06.2023, në ambientet e Ambasadës së RSH në Bernë, Sekretari i Parë i Ambasadës, Valon Gashi, priti në një takim disa prej anëtarëve të Lidhjes së Shoqatave të Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit në Zvicër (LSHPMBZ), si Kryetarin e Lidhjes, z.Fadil Selmani, nënkryetarin, z.Llukman Sulejmani dhe arkëtarin, z.Ahmet Jakupi.Në takim u diskutua mbi bashkëpunimin mes Ambasadës dhe LSHPMBZ-së, por dhe shoqatave të tjera nga Lugina, për të bashkërenduar veprimtarinë në mbështetje të shqiptarëve të Luginës së Preshevës.Pjesëmarrësit në takim i vunë theks të veçantë domosdoshmërisë për të qenë të unifikuar dhe njoftuan mbi hapat e parashikuar për mbajtjen e Kuvendit Zgjedhor të LSHPMBZ-së, në shtator të këtij viti.

11.06.2022

Zgjedhja e Kryesise së dyte të LSHPMBZ

Më datë 23 shtator 2023, në Grenchen të Kanton Solothurn-it, u zhvillua takimi mes shoqatave të Luginës së Preshevës në Zvicër, ku u mbajt dhe Kuvendi i Dytë Zgjedhor i Lidhjes së Shoqatave të Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit në Zvicër (LSHPMBZ).Shumica e shoqatave të Luginës së Preshevës që veprojnë në Zvicër në tetor të vitit 2021 u bashkuan në një Lidhje të vetme me qëllim bashkërendimin e veprimtarive të tyre në funksion të forcimit të lidhjeve me vendlindjen, kontributin ndaj origjinës dhe promovimin për ruajtjen e gjuhës, traditave, kulturës e historisë shqiptare në Zvicër. Në Kuvendin e dytë Zgjedhor në kryesinë e LSHPMBZ u zgjodhën nga dy përfaqësues të shoqatave nga secila komunë e Luginës, (Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë), ndërsa për kryetar në mandatin e ardhshëm një vjeçar, (me rotacion), nga kryesia e re u zgjodh, z.Ahmet Jakupi nga Presheva.Në këtë takim, ishte i pranishëm edhe Sekretari i Parë Ambasadës së RSH në Zvicër, z.Valon Gashi i cili e vlerësoi dhe përshëndeti unifikimin e tyre, uroi zgjedhjen e kryesisë së re si dhe nënvizoi mbështetjen pa rezerva nga ana e Ambasadës së Republikës së Shqipërisë.Me një video mesazh mbi rëndësinë e unifiimit përshendeti edhe gazetari i mirënjohur shqiptar z.Marin Mema.

23.09.2023