Më datë 21 maj 2022, në Ambasadën e RSH-së në Bernë, Ambasadori Ilir Gjoni dhe Këshilltari Valon Gashi pritën në takim përfaqësuesit e kryesisë së Lidhjes së Shoqatave të Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit në Zvicër (LSHPMBZ).Ata vlerësuan lart dhe përgëzuan Kryesinë e LSHPMBZ për punën e bërë gjatë periudhës një vjeçare që nga krijimi i saj dhe rikonfirmuan angazhimin e Ambasadës së RSH-së për ti mbështetur pa rezerva në veprimtarinë e tyre. Ambasadori Gjoni vlerësoi veçanërisht thirrjen që LSHPMBZ u ka bërë prindërve dhe fëmijëve të Luginës për t’ju bashkuar Shkollës Shqipe masivisht.LSHPMBZ, po atë datë bëri edhe prezantimin publik të llogarive zyrtare në rrjetet sociale, si dhe informoi mbi regjistrimin si OJQ pranë autoriteteve zvicerane.